“Një fëmijë që lexon, do të jetë një i rritur që mendon…”

Panairi i 22-të i Librit, Tirana 2019, u vizitua dhe nga nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal”

Ky Panair është ngjarja më e madhe kulturore në pasqyrimin e veprimtarisë letrare brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, i cili jep mundësinë për të gjetur në të njëjtin vend, atë që çdo lexues dëshiron. 

Ku ka më bukur se të jesh adhurues i librave dhe ta gjesh veten midis tyre, “në një botë me libra”. 

Sheh, shfleton, zgjedh librin tënd, takon autorin, përkthyesin, botuesin, pasi libri mbetet pasuri që nuk i humbet vlera kurrë!

Përgatiti: Imelda Prençe