Shkolla jonë prej dy vitesh është pjesë e institucioneve arsimore ku kryhen provimet Cambridge Checkpoint. Ditën e djeshme pritëm në shkollën tonë një mysafir të veçantë, z. Martin Nuttall, Koordinator i Partneritetit dhe Projekteve nga Cambridge Assessment International Education. Ai vizitoi me kureshtje laboratorët e shkencës, sallat e informatikës, palestrat e edukimit fizik, sallën e madhe të koncerteve, klasat e artit, dhomën e ruajtjes së testimeve Checkpoint etj. Veçanërisht i bënë përshtypje mësimi me iPad, kinemaja 3D dhe klasa e robotikës, në të cilat ndoqi me vëmendje orët mësimore që po zhvilloheshin në to. E falënderojmë z. Martin për vizitën e tij dhe e mirëpresim gjatë qëndrimit të tij të ardhshëm në Shqipëri!