Në fabrikën e këpucëve

Fëmijët e klasës së 4E vizituan fabrikën e këpucëve “Rozimpeks”. Atje u njohën me llojet e ndryshme të lëkurëve, ngjyrat, cilësinë dhe përmasat e tyre. Vëzhguan me interes prerjen e lëkurëve nëpër makineri, të cilat ishin të tipeve të ndryshëm dhe procesin e përgatitjes së një këpuce deri në pjesën e sipërme të saj. Përshtypje […]

Takohemi për një libër

“E vizitova me kureshtje dhe kënaqësi institucionin arsimor, edukativ e kulturor ‘Turgut Ozal’ dhe për herë të parë e pashë veten në një muzeum të tillë monumental në të mirë të të rejave dhe të të rinjve të vendit tim….”, kështu u shpreh profesor Edmond Tupja, gjatë një takimi të zhvilluar me nxënësit e shkollës […]

Njoftim

Të nderuar prindër/ Të dashur nxënës, Ju njoftojmë se gjatë javëve në vazhdim, drejtoria e shkollës do të zhvillojë testime të përgjithshme me nxënësit e klasave 3-9, për njohuritë e fituara gjatë tremujorit të parë të këtij viti shkollor. Pjesa më e madhe e testimeve janë planifikuar të zhvillohen online, në mënyrë që përgjigjet të […]

“Në orën e mësimit të punës me dru”  

Mjaftojnë disa copa dërrasash, pak ngjitës, një kabinet, një mësuese që frymëzon dhe fantazia e fëmijëve merr krahë e fluturon përtej mureve të shkollës. Pamja që të ofrohet gjatë kësaj ore mësimi është krejt e ndryshme nga ajo që shohim zakonisht. Fytyrat e qeshura të nxënësve, bisedat plot entuziazëm, era e ngjitësit dhe zhurmat e […]

NJOFTIM

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar. Dita e humbur e procesit mësimor do të zëvendësohet një ditë tjetër.   https://www.facebook.com/arsimisportidherinise/posts/1589599004434985

Njoftim!

E hëna pushim. Në zbatim të VKM datë 23.11.2017, dita e hënë datë 27.11.2017 është caktuar ditë pushimi. Mësimet e kësaj dite do të zëvendësohen në një ditë tjetër për të cilën do t’ju njoftojmë. Më poshtë gjendet linku me Vendimin e Këshillit të Ministrave. https://kryeministria.al/al/newsroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-23-nentor-2017&page=1

Klasat e para, shëtitje në Pezë

Në kuadër të procesit mësimor e edukativ, në datën 6 nëntor, nxënësit e klasave të para, zhvilluan një shëtitje në Pezë. Kjo shëtitje, përveç argëtimit dhe shplodhjes së fëmijëve, synonte bashkëpunimin e  tyre me njëri-tjetrin, ashtu dhe njohjen nga afër me natyrën. Fëmijët zhvilluan lojëra të ndryshme, të tilla si: tërheqje litari, lojëra me top, […]