Vizitë në Stacionin Meteorologjik

 Stacioni meteorologjik u vizitua nga nxënësit e klasës 4G së bashku me mësuesen e lëndës së Diturisë së natyrës, Bukurie Hyseni. Aty nxënësit u pritën nga disa punonjës të shërbimit meteorologjik, të cilët i udhëhoqën fëmijët nëpër ambientet e këtij institucioni. Gjatë kësaj vizite nxënësit panë nga afër disa mjete të cilat matin dukuritë atmosferike, si: higrometri-për matjen e […]

Back to school!

Të dashur nxënës, pas një periudhe të gjatë pushimesh të hënën fillon shkolla. Shpresojmë të jeni çlodhur dhe të jeni gati për mësimet. Mirupafshim!

Konkursi i artit (Vizatimit)

Konkursi i artit dhe letërsisë, në të cilin morën pjesë nxënësit e klasave 6-12 nga shkollat “Turgut Özal”, “Mehmet Akif” si dhe “Hasan Riza Pasha”, u zhvillua në muajin dhjetor. Ai solli shumë interpretime dhe punime të bukura dhe njëkohësisht u dha nxënësve një mundësi për të shfaqur talentin e tyre. Ja disa prej punimeve […]

Ministria njoftoi se hapja e shkollave 16 janar

Ministria njoftoi se hapja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve do të bëhet në datën 16 janar. Merret sërish vendim për shtyrjen e hapjes së institucioneve arsimore. Duke nisur nga çerdhet e deri te universitetet të gjithë duhet të presin datën 16 janar për t’u rikthyer në shkollë. Arsyeja është mbrojtja nga epidemia e gripit. Vendimi […]

Gëzuar 2017!

Të dashur prindër, nxënës e mësues, Sërish sofrat po ju mbledhin me miq e të dashur përreth dhe teksa vitet ndërrohen, shkëmbehen urime nga thellësia e zemrës për një Vit të Ri plot mbarësi. Këto janë çastet kur shpresat shohin drejt së ardhmes e gjithaq bisedat bien rreth së shkuarës. Sa momente mbetën pas në […]

NJË DITË NË KRYEMINISTRI

Vizita e radhës e nxënësve tanë pranë institucioneve qeveritare, ishte ajo në Kryeministri. Ata u mirëpritën nga Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore,  Bledi Çuçi, në zyrën e tij. Atje nxënësit zhvilluan një bisedë të ngrohtë e frytdhënëse dhe patën rast të diskutonin, jo vetëm për rolin mjaft të rëndësishëm të institucionit që drejton ministri […]

Votoni kolegjistet në TANGRAM

Edicioni i tretë i emisioni për fëmijë TANGRAM i Ora News me temën ‘’Shqipëria më e mirë, atëherë kur …’’ ka tërhequr shumë fëmijë nga të gjitha shkollat dhe qytetet e vendit. Këtë sezon kanë qenë gjashtë nxënëse nga shkolla jonë, të cilat kanë konkurruar me projektet e tyre. Përpara mbrëmjes gala, të datës 28 […]

Klubi Shpresa në TANGRAM

Përfaqësuesja e radhës nga nxënësit e shkollës sonë, në emisionin Tangram në Ora News, ishte nxënësja e klasës së 8-të, Sara Xholi. Sara prezantoi projektin e saj të titulluar  “Shqipëria më e mirë, kur njerëzit mësojnë të japin më shumë.” Sara shpjegoi rëndësinë që kanë nismat e Klubit Shpresa të shkollës sonë në ndihmë të […]