Gati për vitin e ri shkollor.

Mësuesit trajnohen për metodat më të përparuara të mësimdhënies Teksa në të gjitha godinat e shkollave turke vijojnë përgatitjet për pritjen e nxënësve për vitin e ri shkollor, një pjesë e madhe e mësuesve janë duke iu nënshtruar një përgatitjene të veçantë. Janë pikërisht mësuesit e lëndëve shkencore që kanë nisur një kurs dy javor […]

Kur Hapet Shkolla?

Kur Hapet Shkolla? Ndërkohë që nxënësit tanë janë ende me pushime, shkolla është duke bërë përgatitjet e fundit për t’i pritur ata për fillimin e vitit të ri shkollor. Sipas udhëzimit të Ministres së Arsimit dhe Sportit, Znj Lindita Nikolla, shkollat do t’i hapin dyert për nxënësit në 13 shtator. Viti akademik 2016-2017 do të […]

Kolegjet turke, vizionarë që projektojnë të ardhmen

Të besosh tek e ardhmja e një vendi, do të thotë të besosh tek rinia e tij, të mbështetësh përpjekjet, punën, ëndërrat e saj, ta shohësh botën me sytë e saj, të bësh të tuat qëllimet që ajo ka, duke i kthyer ato në qëllime të përbashkëta. Të ecësh me hapin e saj, t´i rendësh […]

Shkolla Verore në Londër – SUMMER SCHOOL IN LONDON

Kampusi i Universitetit Westminster në Londër priti nxënësit e klasave të katërta e të pesta gjatë dhjetë ditëve të shkollës verore “Summer School in London”, duke u dhënë kështu mundësinë këtyre fëmijëve të përjetojnë realisht jetën e një nxënësi të këtij qyteti europian. Paraditet u mbushën me mësime në gjuhën angleze nga mësues vendas, orë […]

Përfundoi “Shkolla Verore 2016”

“Shkolla Verore 2016” përfundoi sot me një koncert të organizuar nga mësuesit dhe nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet dyjavor. Këto ditë të nxehta vere u kaluan në mënyrën më të bukur si brenda ambienteve të shkollës, me mësime argëtuese në gjuhën angleze nga mësues amerikanë, kërcime aerobie, këngë ritmike, punime artistike, lojëra në fushat e mbyllura […]

Urime skuadrës së Shqipërisë!

Urime skuadrës së Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë për fitoren. Një ndeshje fantastike në fushë dhe një tifozëri po aq e mrekullueshme në stadium dhe kudo.

FILLOI SHKOLLA VERORE 2016

Shkolla verore nisi edhe për këtë vit shoqëruar me thirrjet e gëzuara të fëmijëve dhe fytyrat e tyre të qeshura. Shiu që ra nëpër qytet dukej sikur ua shtoi freskinë dhe gjallërinë vogëlushëve. Të rikthyer në ambientet e shkollës, por këtë herë pa çanta dhe detyra, ata i shfrytëzuan të gjitha ambientet e kompleksit, gjithmonë […]

NJOFTIM PL

Të dashur nxënës të klasave të nënta, Ju njoftojmë se ambienti ku do të zhvillohen provimet e lirimit për nxënësit e kolegjit “Turgut Özal” është shkolla “Ahmet Gashi”. Datat e provimeve janë si më poshtë: Gjuhë e huaj (anglisht) 14.06.2016 Gjuhë amtare 18.06.2016 Matematikë 23.06.2016 Provimi nis në orën 10:00 ndaj duhet të paraqiteni me […]