Vizitë në OST
Javën që kaloi, nxënësit e klasës 6E kaluan një ditë krejt ndryshe nga të tjerat. Ata vizituan nga afër zyrat qendrore të OST (Operatori i Sistemit të Transmetimit). Këtu nxënësit u njohën hollësisht me sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri. Nxënësit u pritën nga drejtori i përgjithshëm dhe nga inxhinierë të institucionit, me të […]
Dita Ndërkombëtare e Tokës
Dita Ndërkombëtare e Tokës, 22 prilli, ka vite që ka marrë rëndësinë e saj edhe në vendin tonë. Kjo është një ditë e veçantë që synon angazhimin e të gjithë njerëzve anë e mbanë botës për t’i shprehur mirënjohjen shtëpisë sonë të përbashkët, Tokës. Qytetarë të moshave të ndryshme gjejnë pak kohë për të mbjellë […]
Kanë filluar regjistrimet për vitin shkollor 2016-2017
Të nderuar prindër, Ju njoftojmë se regjistrimet në shkollën “Turgut Özal”, Tiranë, kanë filluar në datën 26 prill dhe do të vazhdojnë deri në datën 10 qershor 2016. Këto regjistrime përfshijnë fëmijët nga grupi i parë i kopshtit deri te nxënësit e klasave të nënta. Për të kryer procedurat e regjistrimit, çdo prind duhet të […]
Klubi i Alpinizmit
“Ai që e njeh natyrën, e mbron atë” – kjo thënie e njohur na tregon qartë se ne, mësuesit, edukatorët dhe prindërit, kemi për detyrë t’i njohim fëmijët me natyrën, pasi vetëm kështu ata do ta duan dhe do ta mbrojnë atë. Kjo merr akoma më tepër rëndësi në kohët që jetojmë, ku brezi i ri […]
Mbresa nga një shëtitje në Vlorë
Rrezet e ngrohta të diellit pranveror shoqëruan nxënësit e klasave të shtata në udhëtimin e organizuar drejt Shqipërisë së Jugut, përkatësisht në qytetin bregdetar të Vlorës. Të premten e javës që sapo lamë, oborri i shkollë sonë gumëzhinte nga zërat e hareshëm të nxënësve, të cilët së bashku me mësuesit e tyre po organizoheshin për […]
Kolegji `Turgut Ozal` Durrës, një histori suksesi
Gjatë rrugëtimit tonë mund të hasim njerëz, vende, ndodhi që ndikojnë apo na shenjojnë të ardhmen. Shumë herë arritjet dhe sukseset tona lidhen me vende dhe njerëz të veçantë, të cilët nuk mund të jenë rastësi, por individë, institucione, sipërmarrje serioze të vulosura nga puna dhe vullneti i mirë për të siguruar zhvillimin, suksesin për […]
Vizitë e disa përfaqësueve të spitalit ‘’Hygeia’’
Në fillim të muajit prill shkolla jonë mikpriti disa përfaqësues të spitalit të njohur “Hygeia Hospital Tirana”. Ata u njohën më nga afër me ambientet e kolegjit dhe hodhën idenë e bashkëpunimit midis tyre dhe shkollës sonë për kujdesin shëndetësor të nxënësve. Populli thotë: “Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë” dhe në një shoqëri të […]
Buzë detit me nxënësit e klasave të dyta
Durrësi, me detin blu, ajrin e pastër dhe qiellin e kthjellët, ishte qyteti që priti krahëhapur nxënësit e klasave të dyta. Të lumtur që po shkonin së bashku me shokët dhe mësuesen drejt “qytetit të plazhit”, ata kënduan pa pushim gjatë gjithë rrugës. Sapo zbritën nga furgonat, nxituan të kapeshin dorë për dore dhe të […]