Lojrat e inteligjencës

Të gjithë nxënësnit, të gjithë grupmoshave, njoftohen se në datën 14 shkurt do të zhvillohet faza përzgjedhëse për lojrat e inteligjencës. Ju rikujtojmë se lojrat ku mund të merrni pjesë janë nëntëgurëshi, jenga, mangalla dhe hanoi. Përzgjedhja dhe regjistrimi bëhen në kompleksin Turgut Ozal dhe nisin në orën 09.00.

ASEF – Data të rëndësishme

Në datën 21 shkurt do të zhvillohet konkursi i projekteve për klasat 9-12. Në kompleksin Turgut Ozal së bashku me organizatorët e ASEF-it po bëhen të gjithë përgatitjet për të mirëpritur pjesëmarrësit në të gjitha kategoritë. Për sa i përket kategorisë së të vegjëlve, pra klasat 6-8, ata do t’i prezantojnë projektet e tyre përpara […]

Një vizitë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë

Ditën e martë me datë 27 janar 2015 , një grup nxënësish të klasës së I-C, të shoqëruar nga mësuesja kujdestare dhe drejtues të shkollës “Turgut Ozal”, ishim të ftuar për një vizitë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë. Ishte një vizitë e planifikuar dhe të gjithë ne ishim përgatitur për të lënë një […]

Një karrocë për dikë …

“T’i dhurojmë një karrocë një fëmije me aftësi të kufizuara“, është nisma më e re e cila ka gjetur mbështetje të gjerë në Kolegjin “Turgut Özal”. Klubi Shpresa është organizatori i këtij aktiviteti human që po zhvillohet këtë vit, duke grumbulluar tapa shishesh plastike me iniciativën e lirë të të gjithë nxënësve të shkollës. Ky klub synon të mbledhë 250 kg tapa që mund të shkëmbehen me një karrocë, e cila do t’i dhurohet një […]

Argëtohemi në kinema

Pas një periudhe intensive provimesh të përgjithshme, nxënësit e fillores shkuan në një nga kinematë e qytetit. Veprimtaria shërbeu për çlodhjen dhe argëtimin e tyre, i cili është gjithnjë i shumëfishtë kur je me shokët e shoqet. Filmi i përzgjedhur prej mësuesve në kinema ishte tre dimensional dhe mbajti gjallë interesin e fëmijëve në çdo […]

Konkursi i Pikturës

Atdhedashuria, vëllazërimi dhe mbrojtja e ambientit ishin temat e konkursit të pikturës që u zhvillua me rastin e muajit të Historisë dhe Letërsisë. Konkursi ishte ndarë në dy kategori ndërsa kriteret e përzgjedhjes së fituesve ishin kompozimi, trajtimi i linjës, dritëhija dhe ngjyrosja. Ky konkurs u zhvillua për herë të parë në kolegjin “Turgut Özal” […]

Historia ime, krenaria ime

Muzeu historik është institucioni ku ruhen vlerat e një kombi me të cilat duhet të njihet çdo nxënës. Këto vlera duhet të skaliten në nëndijen e tyre që në moshë të vogël. Në këtë kuadër, edukatoret e kopshtit “Zübeyde Hanım” shoqëruan fëmijët e vegjël pranë objekteve me domethënie historike duke e shpjeguar rëndësinë e tyre […]

Klubi “Shpresa”

“Shpresa” është klubi i vullnetarëve të Kolegjit “Turgut Özal”. Veprimtaritë dhe aksionet e ndërmarra prej tyre janë tërësisht humanitare. Suksesi i disa prej veprimtarive ka bërë që ato të kthehen në traditë në shkollën tonë. I tillë është Panairi i Ushqimeve, i cili çdo vit siguron të ardhura të mjaftueshme për fëmijët e familjeve në […]