Krenarë për nxënësit tanë!

Megjithëse ditët që po kalojmë, duket se po jetojmë në kohë jo normale, nxënësit tanë vazhdojnë me sukseset e tyre, duke na motivuar dhe duke na dhënë optimizëm dhe mbushur me dëshirën për të punuar më fort.

Edhe këtë vit nxënësit e shkollës sonë, morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar “Owlypia 2020”, i cili zhvillohet online me qendër në Londër, Angli.

Këtë vit morën pjesë 1652 konkurentë nga 41 shtete të ndryshme, ku ndër to ishte dhe Shqipëria.

Konkursi zhvillohet në 5 kategori dhe nxënësit tanë u renditën ndër 25 nxënësit më të mirë, të çdo kategorie.

Ju urojmë suksese të mëtejshme nxënësve dhe shprehim mirënjohje për mësuesit, të cilët me përkushtimin e tyre mundësojnë arritje të tilla.