“Sa e bukur është pema e jonë, e cila tregon për të gjithë shokët e shoqet e mia.” Kështu shprehen vogëlushët e grupeve të para për pemën e tyre të miqësisë.

“Pema e miqësisë” është momenti i parë me shokët e shoqet, momenti kur fëmijët fillojnë të mburren për shoqërinë e tyre. Me dashuri secili prej tyre vuri emrin e tij, ku i dihet, ndoshta një ditë do t’ua kujtojnë se kanë qenë bashkë në kopsht, kur kanë qenë 3 vjeç.

Ne po përpiqemi t’u përcjellim fëmijëve vlerat e miqësisë së vërtetë dhe dashurisë për njëri-tjetrin.

Përgatiti: Imelda Preçe