Kreu / Programi Akademik
Shkolla jonë synon të përgatitë nxënësit me sfidat e shekullit 21, duke ofruar një mjedis mësimor tepër cilësor.
Institucioni arsimor “Turgut Ozal” ofron kurrikula moderne dhe të integruara me teknologjinë më të fundit. Mësimdhënia e kombinuar me iPade dhe libra në të njëjtën kohë, mundëson krijimin e një përvojë mësimore interaktive dhe tërheqëse për nxënësit tanë.
Në institucionet tona arsimore nuk bëhet kurrfarë dallimi bindjesh politike, fetare, racore dhe gjinore. I gjithë programi ynë mësimor është i miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë si dhe i certifikuar nga Cambridge Assessment International Education. Synimi ynë është t’u ofrojmë nxënësve një arsimim akademik të nivelit të lartë duke i vënë në dispozicion teknologjinë më të moderuar e cila ndihmon në arritjen e synimeve.
T’u ofrojmë mundësitë më bashkëkohore në kompetencën digjitale;
T’u ofrojmë mundësi laboratori për degët shkencore duke iu përmbajtur parimit “të mësojmë duke e
praktikuar”. T’u ofrojmë arsimim dhe edukim të mjaftueshëm nga pikëpamja gjuhësore, me qëllim që nxënësit të jenë të aftë të shprehen gojarisht dhe me shkrim.
Në kolegjin “Turgut Ozal”, jemi të përkushtuar që t’u ofrojmë nxënësve tanë një përvojë të jashtëzakonshme arsimore, që i përgatit ata për arritjet në një shoqëri të globalizuar. Ne ofrojmë një sërë programesh dhe shërbimesh, të krijuara për të përmirësuar përvojën shkollore të nxënësve tanë.
Stafi jonë është i gatshëm për tju ardhur në ndihmë për çdo pyetje që mund të keni. Ju mund të na kontaktoni dhe vizitoni në adresat e mëposhtme.
Rruga Bernardin Palja, Ndertesa 15, Hyrja 1 Njesia Bashkiake Nr.6, Tirana, Albania