Historiku:

Orët e para mësimore në shkollat “Turgut Özal”, u zhvilluan në vitin 1995, në Tiranë. Fillimisht, nxënësit tanë frekuentonin këto institucione arsimore në ambiente të marra me qera në zona të ndryshme të qytetit, derisa në shtatorin e vitit 2004, u ngrit kompleksi “Turgut Ozal”, i pari kompleks arsimor privat i ngritur në Shqipëri, i cili çeli dyert e tij për qindra nxënës të arsimit parashkollor, 9-vjeçar dhe atij të mesëm. Tashmë aktiviteti ynë arsimor filloi të ndjekë rrjedhën e tij në mjediset e një shkolle të plotësuar në çdo aspekt me kushtet më bashkëkohore të mësimdhënies, ku nxënësit tanë marrin arsimimin përkatës ,duke nisur nga cikli parashkollor e deri në maturim. Ritmet e shpejta të rritjes së numrit të nxënësve sollën kërkesën për ambiente të reja dhe si rrjedhojë, në vitin 2014, shkolla e mesme “Turgut Özal”, u transferua në një godinë të re, e lokalizuar kjo në hyrje të qytetit Tiranës. Aktualisht, në kompleksin “Turgut Özal”, per vitin arsimor 2016-2017, janë regjistruar mbi 1700 nxënës.

 

Përparësitë e institucionit tonë arsimor

Ne jemi të vendosur të arrijmë majat e cilësisë në mësimdhënie. Çdo hap i yni planifikohet në mënyrë të detajuar dhe ndiqet me rigorozitet nga personat përgjegjës. Institucioni ynë kujdeset që stafi pedagogjik të trajnohet me metoda që bazohen në teknologjinë dhe mësimdhënien më bashkëkohore,me objektivin për t’u dhënë më të mirën nxënësve tanë. Disa komponentë të rëndësishëm për realizimin e këtij qëllimi janë smartboard-et në çdo klasë, mësimi me ipad në orët e gjuhës së huaj, laboratorët e lëndëve shkencore, sallat e mësimit me 3D, ambientet sportive, artistike dhe letrare, apo klubet e ndryshme përmes të cilëve fëmijët socializohen mes tyre. Epërsi tjeter e jona është edhe lënda e anglishtes me të cilën fëmijët njihen që në kopsht dhe që e perfeksionojnë përgjatë viteve shkollore me një fjalor të pasur edhe të lëndëve shkencore ,të praktikuara që prej fillesave tona në gjuhë të huaj. Zëri i nxënësve shprehet nga senati, ndërsa hapat e nevojshëm për plotësimin e kërkesave ndërmerren nga drejtuesit e përkushtuar të shkollës sonë. Rëndësi të veçantë merr mbështetja e mësuesve kujdestarë, mësuesve këshillues, psikologut dhe ekspertëve në zhvillimin e këtyre grupmoshave. Përgjegjësia është vlerë që u mësohet nxënësve tanë që në moshë të hershme dhe suksesi i arritjeve në këtë pikë mbikëqyret nga një komision i veçantë disipline dhe vlerësimi.

 

Misioni ynë 

Ne synojmë që nxënësit tanë të mësojnë në mënyrë asimiluese, duke kaluar pengesat e të mësuarit përmendësh, dhe që njohuritë e përftuara të gjejnë përdorim jo vetëm në testime, por gjithashtu të shërbejnë si një urë lidhëse me të menduarit kritik në fusha të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe artet dhe sportin. Rëndësi të veçantë i kushtojmë kultivimit të mendimit të lirë dhe lirshmërisë së shprehjes, duke qenë të hapur ndaj vlerave universale. Duam që nxënësit tanë të priren për të mësuar gjatë gjithë jetës, të jenë të aftë të kryejnë studime shkencore si dhe të kenë nivele të larta në gjuhë të huaja dhe komunikim. Gjitashtu synojmë që këta fëmijë të kenë aftësinë të punojnë në mënyrë të pavarur, duke qenë njëkohësisht pjesëtarë aktivë dhe të përgjegjshëm të komunitetit ku bëjnë pjesë. Në një suazë më të gjerë, institucioni ynë arsimor synon që të prodhojë një qytetar të botës, i cili, duke njohur shumëllojshmërinë e njerëzve,të jetë sa i ndjeshëm ,tolerant e altruist me të tjerët, po aq edhe me vetëbesim, kërkues e ambicioz per të ngjitur shkallët e një karriere të projektuar me nje target të qartë.

 

Vizion  ndërkombëtar 

Institucioni ynë synon të përgatisë individë me vizion ndërkombëtar . Ne ndjekim nga afër ndryshimet globale dhe për të përgatitur nxënës me standarte ndërkombëtare, kemi krijuar vizionin tonë ndërkombëtar. Në përputhje me këtë vizion, ofrojmë arsimim të klasit botëror. Praktikimi i teknologjive arsimore të përdorura gjerësisht ne Europë e SHBA, mundëson një mësimdhënie të denjë për t’u vlerësuar jo vetëm në Shqipëri ,por në mbarë botën. Suksesi i këtyre metodave vërtetohet nga arritjet e nxënësve tanë në projekte, olimpiada dhe konkurse të ndryshme ndërkombëtare. Në përfundim të ciklit të mesëm, nxënësit tanë e ndjejnë veten lehtësisht të integruar në universitete të suksesshme kudo nëpër botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *