Të dashur prindër dhe nxënës,

Të gjithë e dimë situatën e vështirë në të cilën ndodhen banorët e Thumanës, të qytetit të Durrësit dhe të zonave të tjera të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor. Ndihma në ushqime, veshmbathje e të holla po mblidhen në trojet brenda e jashtë kufijve të Shqipërisë, duke shprehur solidarizimin me të gjithë të dëmtuarit nga kjo fatkeqësi natyrore. Klubi Shpresa i shkollës sonë, gjithashtu, është gjendur në krah të njerëzve në nevojë në çdo situatë të vështirë. Të njëjtën gjë do vazhdojmë të bëjmë edhe këtë herë me të gjitha forcat dhe mundësitë tona. Gjatë orëve në vazhdim do t’ju bëjmë me dije për planin e masave që do të ndërmarrim në lidhje me mbledhjen, sistemimin dhe shpërndarjen e ndihmave.
Ju faleminderit!