Emocione, gara, aktivitete dhe konkurse të zhvilluara Javën e Anglishtes, e cila shënoi një tjetër sukses për këtë vit shkollor dhe në klasat e 7-ta. Tema e këtij viti ishte “Spreading Kindness”, ku të gjithë nxënësit përgatitën projekte të ndryshme, me të cilat zbukuruan korridoret e shkollës dhe të gjitha aktivitetet u zhvilluan me këtë lajtmotiv. 

Një aktivitet mjaft interesant gjatë Javës së Anglishtes ishte dhe Konkursi i Leximit midis klasave të shtata në platformën MyOn. Përgjatë një jave, të gjithë nxënësit shpenzuan kohë të konsiderueshme duke lexuar libra në këtë platformë online dhe në fund u shpall klasa, e cila kishte lexuar më shumë libra. Veprimtaria që kulmoi Javën e Anglishtes në klasat e shtata, ishte testimi i njohurive të marra gjatë leximit të librave, e cila u mbajt në Sallën e madhe të Qendrës së Kulturës. Secila klasë u përfaqësua nga 3 nxënës, të cilët u testuan rreth librave të lexuar gjatë javës së anglishtes dhe në fund u shpall dhe klasa fituese. Përgëzojmë nxënësit dhe mësuesit për punën e bërë në organizimin dhe realizimin e suksesshëm të kësaj jave.