Viti i ri shkollor 2020-2021 ka nisur në të dy godinat e kolegjit “Turgut Ozal” me dëshirën e madhe për Dijen dhe me kujdesin e shtuar për shkak të situatës, në të cilën ndodhemi.

Duke zbatuar me shumë rigorozitet protokollin e sigurisë dhe të gjitha masat që kërkohen, çdo ditë nxënësit, mësuesit dhe i gjithë personeli i shkollës, respektojnë të gjitha rregulllat dhe masat e vendosura. Një fillimviti disi i ndryshëm ky, me shumë masa mbrojtëse, ku mungojnë përqafimet dhe nxënësit e përqafojnë njëri-tjetrin me sy, por është e sigurt se nuk do të mungojnë rezultatet, arritjet e suksesi.

Ҫdo fillim është i vështirë, por jo nëse atë e karakterizon dëshira për t’ia dalë mbanë, shoqëruar me përpjekjet e përditshme drejt suksesit.

Urojmë një vit shkollor sa më të mbarë dhe shumë suksese për nxënësit tanë!