Në Muajin e Bujqësisë, nxënësit e fillores së shkollës sonë vizituan një fabrikë të përpunimit të qumështit në periferinë e Tiranës. Vizita u zhvillua në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë. Kjo ishte eksperiencë e parë dhe e jashtëzakonshme për shumë prej fëmijëve. Nxënësit vizituan fermën e lopëve dhe me kuriozitet vëzhguan procesin e përpunimit të qumështit. Argëtimi vazhdoi me një vizitë në fermën e kuajve aty pranë.
[mls_gallery id=”1051″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]