Ambasadori I Hollandës, z. Reinout Vos, mikpriti në ambjentet e ambasadës nxënësit e klasës 5-B, shoqëruar nga nëndrejtori dhe mësueset. Gjatë bisedës me nxënësit, z. Vos shprehu një vlerësim dhe falenderim të vecantë për nxënësit në lidhje me projektet e tyre tepër krijuese për librin dhe shkrimtarin e tyre të preferuar. Përshtypje të veçantë I la perkushtimi i fëmijeve për të krijuar revistën e klasës dhe albumi me foto të bëra gjatë javës së anglishtes. Biseda e ngrohtë me ambasadorin pasoji me pyetje të ndryshme nga nxënësit në lidhje me vendin e tij, fëmijërinë, familjen dhe vështirësitë apo bukuritë e profesionit.
Nxënësit patën mundësinë të përfshiheshin në lojëra dhe aktivitete interaktive, përgatitur me shumë kënaqësi nga stafi tepër miqësor.
Falenderojmë z. Reinout Vos dhe ambasadën Hollandeze për këtë vizitë kaq mbresëlënëse për nxënësit!