Nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal” përfaqësohen denjësisht në Owlypia Online
Krenarë për nxënësit tanë! Megjithëse ditët që po kalojmë, duket se po jetojmë në kohë jo normale, nxënësit tanë vazhdojnë me sukseset e tyre, duke na motivuar dhe duke na dhënë optimizëm dhe mbushur me dëshirën për të punuar më fort. Edhe këtë vit nxënësit e shkollës sonë, morën pjesë në Konkursin Ndërkombëtar “Owlypia 2020”, […]
Një urim për Ty, Shqipëria ime
Urime Shqipëria ime! Në këto ditë të qëndresës dhe durimit, kur të gjithë kemi mbyllur dyert për të mbajtur jashtë “armikun e padukshëm”, por jo shpirtin, zemrën e mendjen, për Ty u hapën dyert dhe do të ecësh e sigurt dhe pandalshëm Drejt Evropës! Vizatimi: Rei Korkuti
Nxënësja e klasës së 9-të në kolegjin “Turgut Ozal” Amelia Duxha, fiton Olimpiadën Kombëtare të Matematikës
Krenohemi me arritjet e nxënësve tanë! Amelia Duxha arrin rezultatin më të lartë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës. Në datën 7 mars u zhvillua në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, faza e tretë e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës. Shkolla jonë u përfaqësua nga nxënësja e klasës së 9-të Amelia Duxha, e cila ishte kualifikuar në […]
Nxënësit e klasës 4F të kolegjit “Turgut Ozal” vizitë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
“Një paradite e veçantë me nxënësit e klasës së 4F, të kolegjit “Turgut Ozal”, të cilët vizituan ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Na i mbushën korridoret me gëzimin dhe çiltërsinë e tyre, ndërsa së bashku folëm për librat e shkrimtarët e preferuar, aktivitetet kulturore dhe ato sportive. A e dini sa shumë pyetje […]
Përfaqësues të Ambasadës Franceze mikpriten nga klasa e 2B
“Një vizitë në Francë” ishte tema e aktivitetit të organizuar në vazhdim të aktiviteteve të Javës së Anglishtes nga nxënësit e klasës së 2B. Gjatë këtij aktiviteti, nxënësit mikpritën në ambientet e klasës së tyre, e cila ishte shndërruar në një Francë të vogël, përfaqësuesin e Ambasadës Franceze në Tiranë Z. Paul Souligoux, Atashe i […]
Nxënësit e kolegjit “Turgut Ozal” vazhdojnë mësimet me metoda në formë digjitale
Mësojmë nga shtëpia pa u dorëzuar e pa u lodhur, Dija na frymëzon për të ecur përpara dhe do të na drejtojë gjithmonë. Pas publikimit nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të udhëzimit që shpjegon se si do të zhvillohet mësimi nga shtëpia, Drejtoria dhe mësuesit e shkollës sonë, morën masat dhe bënë përgatitjet […]
Një Zemër brenda Zemrës
“Ti je e Vetmja në botë që di për Zemrën time, atë që ish’ ngahera përpara secilës dashuri…” Me fjalë dhe melodi brenda Teje do të vij, por Zemra jote me Frymën time ritmon, kudo që shkoj me lutje më mbron … Klipi më i ri, i realizuar nga nxënësit dhe mësuesit e kolegjeve “Turgut […]
Nxënësit e klasave të 6-ta në Javën e Anglishtes
Gjatë Javës së Anglishtes nxënësit e klasave të 6-ta, zhvilluan një sërë aktivitetesh dhe konkursesh të ndryshme si: Karaoke, General Knowledge Quiz, Konkursi i Poezisë në gjuhën angleze dhe aktivitete të tjera. Gjatë kësaj jave te klasat e gjashta u zhvillua dhe Culture Corner, ku secila klasë zgjodhi shtetin, të cilin do të përfaqësonte dhe […]