Turshi me leverdi

Grupet e dyta të kopshtit “Zybeyde Hanim”, pasi morën njohuri për konservimin e ushqimeve, ia nisën punës për bërjen e turshive. Me duart e vogla mbushnin vazot me perime dhe përpiqeshin t’i përzienin sa më mirë. Aspiratat ishin aq të mëdha saqë fëmijët vendosën t’i shesin turshitë e sapo bëra dhe me paratë e fituara […]

Një ditë ndryshe…

“Një ditë ndryshe” ishte edhe pikniku në fshatin turistik Pezë, në periferi të Tiranës, gjë që është bërë traditë disavjeçare në kolegjin tonë. Pikniku u organizua javën e fundit të tetorit. U zhvilluan mjaft lojëra argëtuese me litar, me top, lojëra popullore, gara shpejtësie dhe kalim pengesash. [mls_gallery id=”895″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Vendlindja ime

Të njohim vendlindjen është një nga lëndët më argëtuese për nxënësit e klasave të pesta. Në njërën nga orët e saj u zhvillua një ekskursion, gjatë të cilit nxënësit u njohën me disa objekte social-kulturore, historike dhe mjedise të gjelbra të qytetit të Tiranës. Fillimisht nxënësit vizituan Kullën e Sahatit dhe xhaminë e Et’hem Beut […]

Blendi Fevziu

Gazetari dhe publicisti i njohur, Blendi Fevziu, zhvilloi një takim me nxënësit e kolegjit “Turgut Özal” në Tiranë. Për Fevziun, ky takim me nxënësit solli një qasje të re se si duhet ta shohim shoqërinë dhe përgatitjen e brezave për të qenë qytetarë të denjë dhe të suksesshëm të botës. Gjatë fjalës së tij, Fevziu […]

Muaji i Bujqësisë

Nxënësit e klasave të treta pritën Ministrin e Bujqësisë i cili vizitoi Kolegjin “Turgut Özal” për të parë veprimtaritë e organizuara për Muajin e Bujqësisë. Ministri Edmond Panariti vlerësoi ndërgjegjësimin që u bëhet fëmijëve ndaj kujdesit për shëndetin, i cili fillon me njohjen e procesit të rritjes dhe kujdesin ndaj prodhimeve që na fal natyra. […]

Të njohim produktet vendase

Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë u zhvillua Panairi Ushqimor i fermerëve shqiptarë, aktivitet ky në kuadër të muajit të bujqësisë shqiptare. Të ftuar të veçantë të aktivitetit ishin nxënësit e klasave të treta të kolegjit ”Turgut Özal”, me kartolinat e përgatitura nga vetë ata me temë nga bujqësia dhe blegtoria në vendin tonë. Në […]

Ekskursion në Krujë

Aktiviteteve të shumta me rastin e muajit të Historisë iu shtua edhe ekskursioni i klasave te nënta në Krujë. Të shoqëruar nga mësuesit kujdestarë nxënësit vizituan Kalanë e Krujës. Përveç fakteve historike që nxënësit kishin mësuar, u informuan më gjerësisht edhe nga ciceroni i cili i informoi ata rreth ndërtimit të Kalasë dhe funksionit të […]

NJË FILLIM I MBARË PËR NJË TË ARDHME TË SIGURTË

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sporti, Lindita Nikolla me datë 27.11.2014 dhanë certifikata vleresimi për 10 shkollat më të mira private në rënditjen kombëtare, sipas Raportit të Maturës Shtetërore 2013-2014.   Vendi që zunë shkollat tona në këtë rënditje; Shkolla e mesme “Mehmet Akif” Vajza, Tiranë zuri vendin e dytë […]