Nxënësit e klasave të treta pritën Ministrin e Bujqësisë i cili vizitoi Kolegjin “Turgut Özal” për
të parë veprimtaritë e organizuara për Muajin e Bujqësisë. Ministri Edmond Panariti vlerësoi
ndërgjegjësimin që u bëhet fëmijëve ndaj kujdesit për shëndetin, i cili fillon me njohjen e procesit
të rritjes dhe kujdesin ndaj prodhimeve që na fal natyra. “Prodho shqip, tregto shqip,
konsumo shqip“ ishte motoja e projektit që u zhvillua me klasat e treta. Me anë të vizatimit
nxënësit pasqyruan tema nga Muaji i Bujqësisë si: “Natyra e bukur e Shqipërisë”, “Shporta me
fruta e perime të freskëta”, “Ferma me kafshë”, “Kodrina të mbjella me fidanë të rinj” dhe “Parcela
të mbjella me drithëra”. Aktiviteti vazhdoi me një bisedë me mastershefin shqiptar Sokol
Prenga, i cili foli mbi rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *