the World Scholar’s Cup

11 kupa, 101 medalje Ari dhe 72 medalje Argjendi ishte arritja e nxënësve nga klasa e katërt në   klasën e shtatë  në World Scholar’s Cup. Scholar’s Cup është një konkurs në gjuhën angleze që zhvillohet në disa vende të botës. Për herë të dytë ky konkurs u zhvillua edhe në Tiranë në kolegjin “Turgut Ozal”. […]

Sfida e Leximit

Përgjatë muajit Nëntor, nxënësit e klasave të dyta dhe të treta, kanë zhvilluar “Sfidën e Leximit” me synim motivimin e tyre për të lexuar libër çdo ditë. Fëmijët e angazhuar për këtë sfidë ishin të shumtë. Fituesit e kësaj sfide u vlerësuan duke marrë certifikatë dhe një libër dhuratë. Gjatë shpërndarjes së certifikatave ata patën […]

Ceremonia e ndarjes së medaljeve

Juritë të ndara sipas fushave përkatëse, vlerësuan projektet me një votim me sistem pikësh online, ku secili anëtar i jurisë votoi individualisht. Pas përpunimit të të dhënave, nxënësit, prindërit dhe mësuesit, kaluan në Sallën e Koncerteve të shkollës “Turgut Ozal”. Ceremonitë e ndarjes së medaljeve u zhvilluan të ndara sipas kategorive moshore. Në fillim ishin […]

ASEF Social Science 2022

ASEF (Albanian Science and Engering Fair) SOCIAL u zhvillua për të dytin vit radhazi i ndarë nga ASEF NATURAL SCIENCES. Pjesëmarrja ishte vërtet e lartë me 1007 nxënës – konkurrentë nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Prishtina, Prizreni e Gjakova. Gjithsesj ishin 586 projekte për nënkategoritë: Gjuhët dhe komunikimi Histori dhe Gjeografi Qytetari dhe Ekonomi Filozofi, Sociologji […]

Data 25 nëntor u kthye në ditë feste për të gjithë nxënësit e klasave të katërta e të pesta të shkollës sonë.

Fillimisht, brenda klasave, u zhvillua në iPad, Konkursi i Historisë së Shqipërisë, ku nxënësit konkurruan me njëri-tjetrin në dhënien e përgjigjeve të sakta e të shpejta mbi historinë e flamurit, pavarësinë dhe çlirimin e vendit.Më pas, aktiviteti vazhdoi në oborrin e shkollës, ku së pari, nxënësit, të ndarë sipas klasave, ekspozuan ushqimet tradicionale të krahinave […]

28-29 Nëntor!

Në kuadrin e festave të nëntorit sot në shkollën tonë u zhvillua një koncert festiv me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës “Turgut Ozal”. Skena bashkë me fëmijët ishte bërë kuq e zi. Nuk munguan as veshjet popullore nga e gjithë Shqipëria. Vallet, këngët, interpretimi i fëmijëve me vjersha nga krahinat e ndryshme të Shqipërisë e […]

Dita Kombëtare kundër Bullizmit

“Çdo fëmijë është një dritë e bukur që s’ka nevojë të ndryshojë asnjë nga nuancat e saj për të shkëlqyer e ndriçuar fort.” Muaji  Nëntor ndër të tjera është një muaj, në të cilin zhvillohen dhe aktivitetet kundër Bullizmit. Shkolla jonë përgjatë këtij muaji i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këtij fenomeni. Ndërgjegjësimi është […]

Finalja e Konkurseve për Muajin e Artit dhe Letërsisë

Muaji i Artit dhe Letërsisë, është dhe muaji kur merr hov dhe shpaloset talenti dhe energjia krijuese e artistëve të vegjël dhe nxënësve tanë të talentuar në krijim, interpretim, këngë dhe vizatim. Nxitja dhe kultivimi i talentit dhe shpirtit artistik te nxënësit tanë, shprehja e ndjenjave përmes artit dhe forcës së tij, është një nga […]