Nxënësit e klasës së 5-të F bënë një vizitë në një nga shtëpitë më të vjetra në Shqipëri, në shtëpinë e Sali Shijakut në Tiranë. Ata mësuan shumë fakte rreth kësaj ndërtese shumëvjeçare, që tashmë është e dyzuar në galeri arti dhe restorant tradicional. Ajo është rreth 300 vjeçare dhe i përket viteve 1400. Brenda saj ajo fsheh thesare të bëra nga dora e këtij artisti, që mahnit çdo vizitor. Nxënësit u njohën me ambientin e saj të brendshëm e shijuan rreth 100 piktura të bëra nga ky artist i penelit, i cili kishte reflektuar botën shpirtërore e dinamike të shoqërisë. Pyetjet e drejtuara nga nxënësit ishin sa të shumta, aq dhe të veshura me kuriozitet.

“Si u fut Sali Shijaku në rrugën e artit figurativ? Ç’lloj peizazhesh realizoi? Cilat janë disa nga punët e tij më të dashura? Sa vepra ka realizuar gjithsej në skulpturë dhe pikturë? Me sa çmime është vlerësuar dhe nga i lindi kjo ide e shndërrimit të shtëpisë në galeri dhe restorant? Ç’teknika ka përdorur në punimet e tij? Këto e shumë pyetje të tjera, që morën përgjigje për këtë figurë madhështore  të artit pamor shqiptar, shuan kureshtjen e nxënësve dhe zgjuan dëshirën që edhe ata të ecin në gjurmët e tij. Pasi nxënësit eksploruan çdo kënd të shtëpisë u shoqëruan për në shkollë me përshtypjet më të mira.

Punoi : Amabel Kola

Udhëhoqi : Enkelejda Velo

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *