Kur ndërthuret teoria me praktikën, njohuritë përvetësohen më mirë dhe ora e mësimit bëhet më interesante.

Klasa e 8B zhvilloi një orë mësimi ndryshe në lëndën e fizikës. Ora e mësimit u zhvillua në ambientet e laboratorit të fizikës së shkollës sonë, ku u zhvilluan disa  eksperimente të ndryshme rreth temës së mësimit “Refraction of Light”. Nxënësit gërshetuan teorinë me praktikën me anë të eksperimenteve. Eksperimentet e ndryshme u mundësuan nxënësve të mësonin gjëra të reja rreth fizikës, duke u argëtuar në të njëjtën kohë. Eksperimentet u kryen me anë të lazerave të ndryshëm që ndodhen në laboratorin e fizikës. Orë të tilla laboratorike janë gjithmonë interesante dhe me shumë vlera.

Punoi: Alenis Ivanaj

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *