Grupet e parashkollorit te Liqeni Artificial në Ditën e balonave

Për t’i konkretizuar më mirë njohuritë që fëmijët kanë marrë për stinën e vjeshtës dhe me rastin e festës së balonave, fëmijët e grupeve të treta, organizuan një ekskursion te liqeni artificial, për t’u argëtuar dhe për t’i parë më nga afër ngjyrat e vjeshtës. Fëmijët të gëzuar dhe plot kuriozitet vështronin pemët gjithandej me […]
Një paradite në Pezë me klasat e treta

Një shprehje e dëgjuar popullore thotë se shpirti i fëmijës është tek loja. Sepse kur luajnë e dëfrejnë me shokët e shoqet ata ndihen larg shqetësimit të përhershëm të bërjes së detyrave dhe të përgjigjeve para mësueses në orën e mësimit. Prandaj dhe çdo kohë argëtimi për ta është pjesa më e bukur e ditës. […]
Mes ngjyrave e haresë në Ditën e balonave

Dita e balonave, u festua në mënyrë të veçantë, sidomos nga fëmijët e klasave të para. Si rrallëherë oborri i shkollës ishte mbushur me ngjyra dhe gumëzhinte nga zërat e nxënësve që vraponin duke ngritur balonat në qiell. I mbuluar me balonat ngjyra-ngjyra, ku njëra fluturonte më lart se tjetra, oborri i shkollës dukej më […]
Ekskursion në Pezë

Nxënësit e klasave të para zhvilluan ekskursionin me temë “Vjeshta” në Pezë. Qëllimi i tij ishte vrojtimi i ndryshimeve që sjell stina e vjeshtës në natyrë, por edhe argëtimi. Fëmijët dolën të gëzuar nga korridoret e shkollës dhe u drejtuan tek mjetet e transportit që po i prisnin në oborr. E gjithë rruga u përshkua me […]
Në Klubin e Robotikës

Klubi i Robotikës mbetet ndër më të preferuarit për nxënësit e shkollës sonë. Vitin e kaluar ai ka qenë mjaft i suksesshëm në përmbushjen e objektivave të veta dhe këtë e dëshmoi më së miri me pjesëmarrjen e disa prej nxënësve të tij në konkursin “Informatrix” në Rumani, ku u fituan disa medalje. Ndërsa gjatë […]
Klasat e 8-ta në Panairin Ushqimor

Mes muzikës dhe ambientit të hareshëm, Panairi Ushqimor vijoi me pjesëmarrjen e klasave të teta. Nxënësit, të motivuar nga aktiviteti bamirës, ishin shumë të zellshëm në përzgjedhjen dhe shitjen e ushqimeve. Larmishmëria e gatimeve dhe përkushtimi i klasave për t’i bërë ato sa më të veçanta dhe speciale binte në sy menjëherë. Kjo përveç se […]
Klasat e 7-ta në Panairin Ushqimor

Ishin nxënësit e klasave të shtata që çelën për këtë vit Panairin Ushqimor, këtë aktivitet kaq të rëndësishëm të Klubit Shpresa. Mes një atmosfere mjaft mikpritëse dhe aromëmirë, të krijuar në sallën e panaireve, nxënësit si bletë punëtore, rregulluan tavolinat me ushqime, të cilave ishte vështirë t’u rezistoje. Ëmbëlsirat dhe gatimet e shumëllojshme, që këta […]
Seminari i parë i Klubit Shpresa për vitin shkollor 2018-2019

Të kontribuosh në bamirësi dhe të ndihmosh të tjerët, është kthyer tashmë në një traditë në shkollën tonë, është një prej vlerave që na përfaqëson. Në shërbim të kësaj nisme, Klubi Shpresa është ndër klubet e para që fillon aktivitetin e tij. Edhe për këtë vit shkollor u zhvillua seminari i parë i Klubit Shpresa. […]