Për herë të parë në bibliotekën e shkollës…

Nxënësit e klasave të para të shoqëruar nga mësuesja kujdestare dhe ajo ndihmëse kanë vizituar bibliotekën e shkollës gjatë orarit të orës së leximit. Kjo shkëputje e shkurtër nga përditshmëria mësimore i njohu ata me një ambient të shkollës  që akoma nuk e njihnin, por që e pëlqyen sapo e gjetën veten brenda tij. Aty […]

Konkursi i Artit dhe Letërsisë

Muaji tetor sjell gjithmonë fillimin e aktiviteteve letraro-artistike në shkollën tonë. Konkursi i Artit dhe Letërsisë  është një nga aktivitetet kryesore të këtij muaji. Ky konkurs zhvillohet në disa faza dhe përfshin 4 kategori: Recitim Këngë Kompozicion/Ese Art figurativ Gjatë muajit tetor do të zhvillohen konkurset brenda shkollës për çdo kategori, sipas grupmoshave (klasat 4-6 […]

Shumë suksese në vitin e ri shkollor 2018-2019

Shtatori nuk vjen vetëm me vjeshtën e begatë, por dhe me një ditë shumë të rëndësishme, siç është dita e parë e shkollës. Mes buzëqeshjeve, gëzimit, përqafimeve e buqetave me lule erdhi ky fillimviti shkollor edhe në kolegjin “Turgut Ozal”. Oborret, korridoret, klasat dhe ambientet e ndryshme të shkollës u gjallëruan nga zërat e fëmijëve, […]

Fëmijët e klasave të para në Kolegjin “Turgut Ӧzal”

Thuhet se çdo fillim është  i vështirë, por jo nëse atë e karakterizon dëshira për t’ia dalë mbanë dhe përpjekjet e përditshme drejt suksesit. Shembulli më i mirë i tij është nisja e ciklit të gjatë shkollor  nga nxënësit e klasës së parë. Për ta kjo është dita më e veçantë e viteve të para […]

Mirë se vini fëmijë të dashur

Mirë se vini të dashur fëmijë mes zbukurimeve, lodrave dhe urimeve të pafundme… Kopshti “Turgut Özal” priti në datën 3 shtator vogëlushët e grupeve të para, të dyta dhe të parashkollorit. Zërat e tyre si cicërima zogjsh rikthyen gjallërinë dhe gëzimin në ambientet e shkollës. Buzëqeshja, gëzimi, hareja dhe lodrimi si pjesë e pandarë e […]

Olimpiada Cogito

Olimpiada Shkencore e organizuar nga Universiteti Epoka, tashmë me emrin Cogito, u zhvillua në datën 19 maj 2018, në ambientet e kompleksit “Turgut Ozal”. Në këtë olimpiadë morën pjesë nxënës nga klasa e 6-të deri në klasën e 11-të. Fushat në të cilat u konkurrua ishin: Matematikë, Fizikë, Kimi, Biologji, Kompjuter dhe Anglisht. Shkolla jonë […]

Nxënësit e klasës së 7E vizitojnë fabrikën e qumështit “Erzeni”

Një ditë ndryshe ishte për nxënësit e klasës së 7E, vizita në ambientet e një prej fabrikave më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend, fabrikën “Erzeni” në Berat. Duke qenë se qumështi dhe nënproduktet e tij janë gjithmonë të pranishëm në kuzhinën e shkollës dhe në shtëpi, fëmijët donin të dinin më tepër […]

Shëtitje në Durrës me klasat e dyta

Jemi pothuajse në prag të verës dhe ditët  me diell, bashkë me energjinë dhe pozitivitetin që të japin, tashmë kanë mbërritur në shpirtin e gjithsecilit prej nesh. E ku mirë se në bregdet mund të shijosh qetësinë shpirtërore që të fal afërsia me natyrën! Me zhurmën e ëmbël të dallgëve ai u fali emocione të […]