Klasat e dyta e të treta, ekskursion në Pezë

Për t’i shijuar sa më këndshëm ditët e fundit me diell të stinës së vjeshtës, nxënësit e klasave të dyta dhe të treta, ishin në një ekskursion në Pezë. Të shoqëruar nga mësueset, ngjyrat e buzëqeshjeve, zërat dhe lojërat fëminore, përzier me të gjitha reflekset e mundshme të ngjyrave të vjeshtës, kjo shëtitje mori një […]
Dita Botërore e Varfërisë

Klasat e 6-ta, ishin nga klasat më të privilegjuara përsa i përket ditës në të cilën ato organizuan panairin Ushqimor. Në rrjedhën e veprimtarisë në ndihmë të familjeve në nevojë, organizimi i panairit për këtë paralel ishte në Ditën Botërore të Varfërisë. Kjo veprimtari u zhvillua me moton: “Edhe pse s’mund ta zhdukim varfërinë, mund […]
Dita Botërore e Ushqimit

Panairi Ushqimor i klasave të nënta këtë vit përkoi pikërisht me Ditën Botërore të Ushqimit. Ishte mjaft interesante dhe motoja e zgjedhur nga nxënësit: “You can’t buy happines, but you can buy cookies. And that’s kind of the same thing.” Dita Botërore e Ushqimit është vendosur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe […]
Shëtitje në Parkun Kombëtar të Llogarasë

Përfunduan ekskursionet në Parkun Kombëtar të Llogarasë me nxënësit e paraleleve të klasave të 7-ta dhe të 8-ta. Nisja nga shkolla është bërë pas mësimit dhe udhëtimi së bashku me ndalesat ka zgjatur për disa orë. Me mbërritjen në Llogara, nxënësit janë akomoduar nëpër dhomat e tyre dhe më pas kanë shijuar darkën nën shoqërinë […]
Gjysmëfinalja e Konkursit të Interpretimit për klasat 4-5-6

Interpretimi, arti i të shprehurit bukur, i cili nxjerr në pah natyrën dhe karakterin e secilit fëmijë, u realizua në shkollën tonë më 16, 17 dhe 18 tetor me fazën e dytë të recitimeve të sjella nga nxënësit e klasave të 4-ta, të 5-ta dhe të 6-ta. Përzgjedhja e nxënësve për në gjysmëfinale u bë […]
Një pasdite në paintball

Dita e premte përfundoi më zbavitëse se zakonisht për djemtë e klasës së 8B dhe 8C. Dukej si një betejë e vërtetë, por në fakt ishte vetëm një ndeshje paintballi mes djemve, e zhvilluar pas mësimit dhe e organizuar në ambientet e televizionit Top Chanel. Djemtë kaluan një pasdite tejet argëtuese, dhe pse jo “plot […]
Grupet e dyta të kopshtit vizitojnë Kopshtin Zoologjik

Grupet e dyta të kopshtit “Zϋbeyde Hanım” organizuan një shëtitje në Kopshtin Zoologjik. Fëmijët u lumturuan shumë, kur e gjetën veten mes gjelbërimit dhe zërave të kafshëve të këtij pylli të improvizuar. Lama, dhelpra, ariu, demi, delja, dreri e shumë kafshë të tjera ishin objekte eksplorimi për fëmijët për minuta me radhë. Pas kësaj shëtitjeje, […]
Panairi i Ushqimeve

Panairi i Ushqimeve është një nga aktivitetet më humane, i zhvilluar nga përfaqësuesit e Klubit “Shpresa” në bashkëpunim me Drejtorinë e shkollës dhe prindërit e shkollës sonë, me qëllimin madhor; krijimin e një bote më të mirë e me më pak varfëri dhe vuajtje. Ky aktivitet i përvitshëm, ka si synim ndërgjegjësimin e të gjithë […]