Përfunduan ekskursionet në Parkun Kombëtar të Llogarasë me nxënësit e paraleleve të klasave të 7-ta dhe të 8-ta. Nisja nga shkolla është bërë pas mësimit dhe udhëtimi së bashku me ndalesat ka zgjatur për disa orë. Me mbërritjen në Llogara, nxënësit janë akomoduar nëpër dhomat e tyre dhe më pas kanë shijuar darkën nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Në orët e mbrëmjes, fëmijët janë argëtuar me lojërat e ndryshme që gjendeshin në hotel si: ping pong, pishinë dimërore etj. Në fund të ditës së parë të këtij udhëtimi mjaft emocionues dhe mbresëlënës, fëmijët pritën me padurim ditën pasardhëse, të bindur se e nesërmja do të sillte përjetime të reja, akoma më sfiduese.

Dhe ja, dita e dytë e udhëtimit mbërriti dhe fëmijët do t’i priste një aventurë e re.  Ata “sfiduan” malin e Llogarasë duke u ngjitur në majën e tij. Megjithëse rruga qe e vështirë dhe e lodhshme, pamja e mrekullueshme prej majës së këtij mali u la mbresa të veçanta “alpinistëve” tanë, të cilët i fiksuan këto kujtime të paharrueshme nëpërmjet fotografive të shumta.

Pas zbritjes nga Llogaraja, në orarin e drekës nxënësit ndaluan në qytetin bregdetar të Vlorës pranë detit Jon, duke e bërë kështu atë, bashkudhëtarin e tyre në këtë rrugëtim. Më pas fëmijët u rikthyen sërish te familjarët e tyre, të cilët i prisnin në oborrin e shkollës prej nga nisi kjo aventurë e paharrueshme.

 

Punoi: Sidrit Pashako

Udhëhoqi: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *