Programet festive me rastin e 8 Marsit
Jo një, por plot 3 programe festive janë organizuar nga shkolla jonë me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe që në Shqipëri përmbledh brenda vetes edhe Ditën e Nënës. Klasat 7, 8, 9 ishin ato që çelën këto festime me programin e tyre të shfaqur ditën e mërkurë. Festimet vazhduan ditën e […]
Provimet e Anglishtes KET dhe PET
Pas katër ditësh, përfundoi testimi i njohurive të anglishtes për nxënësit e klasave të gjashta dhe të teta në të gjitha kolegjet turke në Shqipëri. Në tre ditët e para nxënësit u testuan në aftësinë e të folurit, ndërsa ditën e katërt në lexim, shkrim dhe dëgjim. Provimet KET dhe PET janë markë ndërkombëtare e universitetit […]
Shëtitje në Maqedoni e Kosovë
Për këtë vit shkollor, në kujtimet e nxënësve të klasave të treta u shtua edhe një moment tjetër mbresëlënës. Të shoqëruar nga mësuesit dhe nëndrejtorët e paralelit, ata bënë një udhëtim në Maqedoni e Kosovë, itinerari i të cilit përfshiu shëtitje dhe njohje me disa qytete si Struga, Tetova, Shkupi dhe Prizreni. Ndalesa e parë […]
Të ushqehemi shëndetshëm – nga dietologia Anila Kalleshi
Të ushqyerit është kënaqësi, por njëkohësisht ekziston rreziku që të tejkalojmë kufijtë apo të kequshqehemi duke rrezikuar në këtë mënyrë shëndetin tonë. Pikërisht për të folur për kequshqyerjen dhe pasojat që vijnë prej saj, dietologia e njohur Anila Kalleshi, zhvilloi disa takime me të gjithë nxënësit e klasave 6, 7, 8 dhe 9 të shkollës […]
Vizitë në Cirk
Një tjetër aktivitet mjaft interesant është organizuar me nxënësit e klasave 1, 2, 3 duke i çuar ata në cirkun e famshëm Bellucci i ardhur këtë muaj në Tiranë. Të shoqëruar nga mësuesit dhe nëndrejtorët përkatës, vogëlushët shkuan të shihnin nga afër disa performanca, ku ato që mbetën më gjatë në mendjen e tyre ishin: […]
Olimpiada Kombëtare e Fizikës
Olimpiada Kombëtare e Fizikës, në të cilën morën pjesë nxënës nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nxori sot listën e më të mirëve. Suksesi i nxënësve të kolegjeve turke bie në sy edhe në këtë Olimpiadë. Në krye të saj qëndron fituesi i vendit të parë, Gjergji Luarasi, nxënës i kolegjit “Turgut Özal” Durrës, ndërsa […]
Qarku elektrik
Ne varemi prej energjisë elektrike pothuajse çdo minutë të ditës dhe ende për shumë prej nesh ajo është një forcë misterioze dhe magjike. Edhe pse elektriciteti përdoret si burim energjie prej afro 100 vitesh, për shumë njerëz parimet themelore të tij janë ende të paqarta. Për të kuptuar praktikisht këto parime, nxënësit e klasave të […]
Përmbledhje sportive
Ditë plot energji, lojë të bukur, emocione dhe shëndet Aktivitetet sportive janë nga më të dashurat për nxënësit e shkollës sonë. Në to gërshetohen dukshëm aftësia që kanë nxënësit tanë në sporte të ndryshme, bukuria dhe entuziazmi i lojës dhe dëshira për fitore. Kampionati i zhvilluar përgjatë kësaj kohe ka qenë Kampionati i Basketbollit për […]