Shkrimi më i lexuar dhe fotoja më e pëlqyer

Të gjitha aktivitetet që zhvillohen në shkollën tonë pasqyrohen si në shtypin e shkruar (buletini i shkollës) ashtu edhe në faqet online (tirana.turgutozal.edu.al dhe facebook –Turgut Ozal Colleges official). Për të prezantuar gjithë këtë punë në një mënyrë sa më serioze merren një grup nxënësish-gazetarë të shkollës, mësuesit e tyre mentorë, anëtarë të Klubit të Medias si dhe fotografi i shkollës. […]

Suksesi i kolegjistëve në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës

Përfundoi faza e tretë dhe e fundit e Olimpiadës Kombëtare të Matematikës në të cilën konkuruan nxënës nga të gjitha rrethet e Shqipërisë. Suksesi i nxënësve të kolegjeve turke është i dukshëm dhe në një numër të konsiderueshëm duke fituar 9 çmime: 3 vende të para, 2 vende të dyta dhe 4 vende të treta. […]

Klubi i Tekstilit

Në Klubin e Tekstilit marrin pjesë nxënës me kreativitet të lartë artistik. Baza e këti klubi (atelieje) është kreativiteti dhe mbështetja e ideve të reja të këtyre nxënësve. Misioni i tij është që të ndërtojë te nxënësit një formacion artistik, i cili më pas do t’u sigurojë atyre aftësitë për të ecur në rrugën e […]

ASEF 2016 (SHPERNDARJA E MEDALJEVE)

Mbrëmjen e 20 shkurtit u shpallën gjatë një ceremonie plot emocione fituesit e ASEF 2016. Klikoni për të parë cilët janë këta nxënës të talentuar.   [mls_gallery id=”4183″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

ASEF 2016

Filloi me entuziazëm të veçantë Olimpiada e Projekteve ASEF 2016. Numri i projekteve që janë paraqitur këtë vit nga nxënësit e gjithë kolegjeve turke në Shqipëri ishte 275. Nxënësit konkurojnë në dy kategori: senior dhe junior. Kategoritë, si çdo vit, janë poster design, short movie, web design, programim si dhe shkencë. Juria që do të […]

Vizitë në Muzeun Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Krujë

Kur një popull nuk njeh të kaluarën e tij, nuk mund të përfytyrojë dhe të ndërtojë të ardhmen, prandaj njohja e brezit të ri me historinë e popullit tonë ndër shekuj është përgjegjësi dhe detyrë për çdo prind dhe edukator. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore që nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta të […]

Kampionati i Shahut

Në shkollën tonë gjatë Javës së Matematikës u zhvilluan edhe lojërat e inteligjencës, ku midis të tjerave zuri vend edhe Kampionati i Shahut. Në këtë kampionat morën pjesë nxënës nga klasat 6-9, përzgjedhja e të cilëve kaloi nëpër disa faza. Pas një konkurrence të fortë midis pjesëmarrësve, fitues doli Ergi Gjumsi, nxënës i klasës së nëntë. […]

Vizitë te Albcontrol

Një grup nxënësish të klasës së 4F, të shoqëruar nga nëndrejtori i paralelit Huseyin Tunca, bënë një vizitë te Albcontrol – agjenci kjo e cila menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Aty u pritën nga Drejtoresha e Përgjithshme e Albcontrol-it, znj. Belinda Balluku, e cila i shoqëroi fëmijët pranë pistës […]