Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës nuk është asnjëherë i plotë, ndaj me nxënësit e shkollës organizohen aktivitete të shumëllojshme, të cilat e plotësojnë edukimin dhe lënë gjurmë në formimin e tyre akademik e kulturor.

Në vijim të bashkëpunimit me Bashkinë e Tiranës për të dhuruar libra për bibliotekat e shkollave të reja të kryeqytetit, këtë herë ishin nxënësit e klasës së 5B të cilët organizuan dhurimin e 460 librave jashtëshkollorë për shkollën 9-vjeçare të sapondërtuar, “Betim Muço”.

Përveç përfaqësueses së Bashkisë të Tiranës, nxënësit tanë u pritën me ngrohtësi në shkollën e re nga drejtori i shkollës, anëtarë të stafit pedagogjik dhe nxënës të kësaj shkolle. Pas vizitës në ambientet e reja të institucionit arsimor, ndalesa më e gjatë u bë në bibliotekën e saj, ku nxënësit e të dyja shkollave nxorën librat nga paketimet dhe i vendosën ata nëpër rafte. Në fund, drejtori i shkollës së re falenderoi nxënësit tanë për dhuratën e çmuar, e cila tregon një bujari të dyfishtë, dhe sugjeroi bashkëpunime të ardhshme ndërmjet kolegjit tonë dhe shkollës së re.

Punoi: Erjona Saqe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *