TOC Talks është nismë e kolegjit “Turgut Ozal” për të nxitur nxënësit e tij të shprehin mendimin e tyre në lidhje me një temë që ata e shohin si të rëndësishme.

Nxënësit e të gjithë klasave mund të marrin pjesë dhe të sjellin argumentet e tyre para dëgjuesve. Gjëja më interesante është se nxënësit mund ta zgjedhin vetë se kush do të jetë publiku i tyre. Këta mund të jenë shokët e shoqet e klasës, bashkëmoshatarë nga klasat e tjera si dhe më të mëdhenj në moshë se ta. Madje nxënësit mund të zgjedhin që të trajtojnë një temë edhe përpara stafit drejtues të shkollës ose vetë prindërve të tyre.

Çdo javë bëhet një regjistrim i cili dita ditës pasuron shumëllojshmërinë e temave dhe shton numrin e nxënësve që shprehin mendimin e tyre të lirë.

Është shumë e rëndësishme që fëmijët të mësojnë që në moshë të vogël që t’i shohin fenomenet shoqërore nga këndvështrime të ndryshme dhe të arrijnë të formulojnë opinionin e tyre të cilin e mbrojnë duke sjellë argumente të ndryshme. Për këtë arsye shumë mësues të kolegjit i janë përkushtuar nismës TOC Talks dhe nxisin nxënësit të marrin pjesë në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *