Në kuadrin e festave të nëntorit sot në shkollën tonë u zhvillua një koncert festiv me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës “Turgut Ozal”. Skena bashkë me fëmijët ishte bërë kuq e zi. Nuk munguan as veshjet popullore nga e gjithë Shqipëria. Vallet, këngët, interpretimi i fëmijëve me vjersha nga krahinat e ndryshme të Shqipërisë e ndezën skenën. Fëmijët me interpretimin e tyre i bënë prindërit të përloten e të entuziazmohen. Festa u mbyll me një kërcim REMIX që e buçiti skenën.