Mesazh nga administratori

Kreu / Mesazh nga administratori

Mesazh nga administratori i shkollës

Mesazh nga administratori

W10
+ 0
Vite Ekperiencë

Të dashur Nxënës, Prindër dhe Kujdestarë,

Mirë se vini në shkollën “Turgut Ozal”! 

Në shkollën tonë, punojmë për të krijuar një mjedis ku rezultatet e larta dhe aftësitë sociale, synojnë të zhvillohen në të njëjtin nivel. Ne besojmë që një arsimim i suksesshëm përfshin jo vetëm zotërimin e lëndëve, por edhe edukimin e nxënësve me rëndësinë e të mësuarit duke bashkëpunuar në grup.

Stafi ynë i përkushtuar, angazhohet për t’i ofruar secilit nxënës, vëmendjen që ata meritojnë, sepse për ne, çdo fëmijë është unik, me talentet dhe pasionet e tij. Për këtë arsye, përshtatim metoda të ndryshme të mësimdhënies, për të përmbushur nevojat e nxënësve tanë.

Kurrikula jonë është projektuar për të frymëzuar dhe nxitur mendimin kritik, kreativitetin dhe dashurinë për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të mundësive akademike dhe aktiviteteve jashtëshkollore për të siguruar një arsim gjithëpërfshirës. Synojmë të nxitim etjen për dije, përmes mësimeve tërheqëse, diskutimeve interaktive dhe përvojave praktike.

Në kolegjin “Turgut Ozal”, dallon ndjenja e fortë e bashkëpunimit mes nxënësve, e cila arrihet përmes pjesëmarrjes së tyre në klube, sporte të shumta dhe gjithashtu duke u bërë pjesë e iniciativave të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë komunitetit. Duke nxitur rritjen e aftësive sociale, vetëbesimin dhe ndjenjën e përgjegjësisë, synojmë t’i përgatisim nxënësit jo vetëm për të qenë të suksesshëm gjatë arsimimit të tyre, por edhe të pasurohen me vlera, për të qenë qytetarë të denjë të së nesërmes.

Gjithashtu, jemi të angazhuar për t’i mbështetur nxënësit tanë gjatë gjithë udhëtimit arsimor, derisa ata të jenë të gatshëm për të marrë hapin drejt Universitetit. 

Përmes Këshillimit për karrierën, që shkolla jonë ofron, sigurohemi që secili prej tyre të jetë i informuar në mënyrë të plotë dhe të saktë, për të marrë vendimet e duhura për të ardhmen.

Si drejtor i shkollës, jam i nderuar që drejtoj një institucion kaq të gjallë dhe dinamik. Shpreh përkushtimin tim maksimal, për të siguruar një mjedis që përmbush të gjitha kriteret për mirëqenien dhe arsimimin e çdo nxënësi. Duke bashkëpunuar, do të krijojmë mundësi që secili fëmijë të shkëlqejë në aspektin akademik, social dhe personal.

Ju uroj sërish mirëseardhjen në shkollën tonë duke pritur me padurim të përjetojmë së bashku, arritjet e shkëlqyera dhe përvojat e paharrueshme që na presin gjatë këtij viti shkollor.

Përzemërsisht,

Gleris BEKTESHI

ADMINISTRATOR

Kolegji “Turgut Ozal” Tiranë

Kontakt

Rruga Bernardin Palja, Ndertesa 15, Hyrja 1 Njesia Bashkiake Nr.6, Tirana, Albania

+355 69 669 4408
secretary@turgutozal.edu.al
@ Copyright 2023 by Turgut Ozal Education Sh.a