WordPress database error: [Disk full (/tmp/#sql_4383_0.MAI); waiting for someone to free some space... (errno: 28 "No space left on device")]
SHOW FULL COLUMNS FROM `wp_options`

WordPress database error: [Disk full (/tmp/#sql_4383_0.MAI); waiting for someone to free some space... (errno: 28 "No space left on device")]
SHOW FULL COLUMNS FROM `wp_options`

Transporti - Kolegji Turgut Ozal

Çfarë ne ofrojmë...

Një transport të sigurt, të besueshëm dhe në kohë reale.

Në Turgut Ozal mundësohet shërbimi i transportit për të siguruar transportin më efikas, të  sigurt, të besueshëm dhe në kohë reale për fëmijën tuaj shtëpi-shkollë dhe shkollë-shtëpi. Ne ofrojmë një shërbim transporti derë më derë për nxënësit e shkollës sonë nga kopshti deri në klasën e nëntë.

Shërbimi i transportit mundëson marrjen e nxënësve nga shtëpitë e tyre për në shkollë dhe kthimin sërish në shtëpi në fund të procesit mësimor,  në përputhje me orarin e transportit të përcaktuar nga shkolla. Shërbimet bazohen në një orar fiks ditor shtëpi-shkollë dhe shkollë-shtëpi për çdo vit të ri shkollor.

Kërkesa për shërbimin e transportit bëhet para fillimit të vitit shkollor. Tarifat për këtë shërbim, varet nga vendndodhja e zonës së banimit të nxënësit, në përputhje me zonat e përcaktuara nga zyra e transportit.

Për më shumë informacion në lidhje me shërbimin tonë të transportit, mos hezitoni të na kontaktoni në: dpisli@turgutozal.edu.al ose mund të flisni me stafin përgjegjës kur vizitoni shkollën tonë.