Klasa e 2D vizitoi së fundmi ambientet e Universitetit “Epoka”. Të shoqëruar nga stafi i universitetit nxënësit shëtitën nëpër disa nga ambientet e tij të larmishme. U ndalën në bibliotekë, për të parë e shfletuar librat e arkitekturës apo të shkencave të ndryshme, të cilët mbase një ditë, kur të rriten, do të jenë gurët e parë në ndërtimin e profesionit të tyre. Salla e punimeve arkitekturore jo vetëm u pëlqye shumë, por edhe ishte ideale për praktikimin e  aftësive rreth formave 3D, të përvetësuara në lëndën e matematikës. Të gjithë së bashku, si një skuadër, fëmijët ndërtuan një projekt të një qyteti imagjinar, ashtu siç e konceptojnë ata infrastrukturën e së ardhmes. Një koktej dhe shëtitja në oborrin e madh e të gjelbëruar të universitetit ishin një përmbyllje e këndshme e këtij aktiviteti jashtëshkollor.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *