Me rastin e festave të muajit nëntor fëmijët e vegjël të parashkollorit vizituan Muzeun Historik Kombëtar. Megjithëse të vegjël, fëmijëve iu shpjegua historia e popullit tonë me fjalë të thjeshta dhe të kuptueshme prej vogëlushëve. Fëmijët e shfrytëzuan këtë vizitë jo vetëm për të mësuar më shumë rreth atdheut tonë, Shqipërisë, por dhe për të pasuruar fjalorin e tyre me fjalë të reja. Në Muze ata panë stendat e ndryshme të ilustruara me foto dhe objekte të cilat përshkruanin dhe tregonin Historinë e Shqipërisë. Fëmijët u shoqëruan dhe nga edukatoret e tyre, të cilat i ndihmuan fëmijët duke u shpjeguar terma të ndryshme që nuk i kuptonin. Ata, me habinë e tyre fëminore, nuk e fshihnin kënaqësinë dhe çudinë nga ato çka po mësonin. Për ta kjo vizitë ishte e veçantë, pasi i ndihmoi të mësonin më shumë rreth atdheut të tyre dhe u dha kënaqësi gjithashtu.
Punoi: Alenis Ivanaj
Drejtoi: Imelda Prençe