Me ardhjen e Javës së Anglishtes erdhi edhe një aktivitet tjetër i parapëlqyer shumë si nga nxënësit, po ashtu edhe nga mësuesit: Konkursi i Këngës.
Konkursi i Këngës për klasat e shkollës fillore u zhvillua gjatë dy ditëve në Sallën e Koncerteve, ku secili paralel kishte një orar të caktuar, në të cilin zhvillohej konkursi midis klasave.
Nxënësit, të emocionuar dhe me ndjenjën e konkurrencës, ngjiteshin në skenë dhe performonin duke dhënë maksimumin e tyre. Fëmijët u kënaqën me njëri-tjetrin gjatë kësaj eksperience dhe mësuan më shumë për aktin e performimit në skenë dhe veçantinë e tij.
Punoi: Hera Hadëri
Drejtoi: Imelda Prençe