Një aktivitet shumë i veçantë për nxënësit e klasës së 3F ishte vizita në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara nëpërmjet programit “Njihu me Amerikën”. Ata u takuan me Zv. Shefen e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Lucija Straley dhe Rreshterin e Marinsave Omar Morales, për të mësuar më shumë mbi Shtetet e Bashkuara. Nxënësit, të cilët sapo kishin mbyllur një javë mësimore mbi Shtetet e Bashkuara, prezantuan disa të dhëna historike dhe interesante që ata kishin mësuar pë Amerikën.

Nxënësit u mikpritën nga përfaqësuesit e ambasadës, të cilët në fillim i njohën mbi punën e tyre në ambasadë dhe më pas, nxënësit u shoqëruan në ambiente të ndryshme të ambasadës. Pas mikpritjes së ngrohtë ishte radha e nxënësve për të treguar njohuritë dhe vlerat e tyre. Momenti më i bukur dhe më emocionues i kësaj vizite, ishte kur nxënësit kënduan këngën “Earth song”, e cila u prit me shumë duartrokitje.

Mbresëlënës ishte dhe fundi i vizitës, kur nxënësit u lejuan t’u bënin pyetje përfaqësuesve të ambasadës, duke treguar kështu njohuritë e tyre. Edhe pse të vegjël shkathtësia dhe njohuritë e tyre dolën në pah përmes pyetjeve të zgjuara që bënë. Vizita e tyre në Ambasadën Amerikane ishte një eksperiencë sa motivuese, aq edhe edukuese.

Punoi: Rei Korkuti

Drejtoi: Imelda Prençe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *