Nuk ka si mesazhi që i transmeton dhe kënaqësia që i jep një fëmije një përrallë e bukur. Që të sillnin përrallat edhe në ambientet e shkollës, klasat e para organizuan me ndihmën e mesueseve, dramatizimin e njërës prej përrallave të tyre më të preferuara: “Kësulëkuqja dhe Ujku”. Secila klasë kishte një grup nxënësish të përzgjedhur, të cilët sipas orareve të caktuara do të luanin përrallën në Dhomën e Dramës, ndërkohë që nxënësit e tjerë i ndiqnin. Rolet e dramës ishin: Kësulëkuqja, Mamaja, Gjyshja, Ujku, Gjahtari.
Për të organizuar rolet më së miri, vogëlushët përdorën edhe kostume të veçanta, që i dhanë një pamje më reale pjesës, duke i bërë ata të besonin se po e jetonin përrallën. Kjo orë mësimore kaq interesante i kënaqi pa masë fëmijët dhe u mësoi që të mos gënjehen nga të panjohurit.
Punoi: Hera Hadëri
Drejtoi: Elda Rrustemi