Një orë tejet e veçantë mes kujtimeve të fëmijërisë…
Nxënësit e klasës së katërt, zhvilluan në lëndën e historisë, veprimtarinë “Kutia e Kujtimeve”. Secili prej nxënësve solli kutinë e tij, me një copëz nga jeta e tij, të mbushur me disa nga kujtimet më të veҫanta nga fëmijëria.
Disa nga sendet e kutisë përfshinin rroba, lodra, libra si dhe foto. Një nga një, ata treguan se ҫfarë kishte të veҫantë në “Kutinë e tyre të Kujtimeve”.
Me anë të kësaj veprimtarie, nxënësit jo vetëm mësuan dhe nxorën një mesazh, por dhe u argëtuan, duke krijuar kështu një kujtim tjetër, i cili do t’u mbetet gjatë në mendje.
Punoi: Rea Manoku
Drejtoi: Imelda Prençe