Ka përfunduar faza eleminatore dhe gjysmëfinalja e Kampionatit të Shahut për klasat e 8-ta dhe të 9-ta. Kampionati i Shahut është një nga aktivitetet kryesore të Javës së Matematikës.
E njohur si loja e njerëzve me dhunti intelektuale, është më shumë si një lloj sporti i krijuar nga mendja. Gjatë lojës së shahut duhet jo vetëm inteligjencë, por dhe një formulim i mirë strategjish dhe kjo nxënësve tanë nuk u mungon. Njohja e nxënësve me shahun, jo vetëm i ndihmon të nxitin koeficientin e inteligjencës, por i bën dhe më kreativë.
Shahu, përveç se është një lojë që kërkon një nivel të lartë inteligjence, është gjithashtu edhe art, shkencë dhe një sport interesant. Në këtë kampionat kanë marrë pjesë nxënësit më të talentuar dhe të prirur për shah, nga klasat e 8-ta dhe të 9-ta. Pjesëmarrja e nxënësve ka qenë e madhe dhe kjo tregon dhe dëshirën që kanë nxënësit për këtë lojë.
Faza finale pritet të zhvillohet së shpejti, duke shpallur në këtë mënyrë dhe fituesit!
Punoi: Imelda Prençe