Mësuesit e lëndëve shkencore të kolegjit “Turgut Ozal” morën pjesë në një trajnim on-line të ofruar nga Universiteti i Kembrixhit. Trajnerët me përvojë të këtij universiteti trajnuan mësuesit në lidhje me përdorimin e programeve të Kembrixhit për lëndët shkencore Matematikë, Biologji, Fizikë dhe Kimi.
Gjithashtu dhe mësuesit e gjuhës angleze, ishin pjesë e një trajnimi interaktiv nga Dr. Andrea Fischer. Ky trajnim synonte zhvillimin personal dhe profesional të mësuesit. Sesionet u përqendruan në mirëqenien e mësuesve, zhvillimin e aftësive të shkrimit, përfshirë edhe korrigjimin dhe dhënien e feedback-ut, në mënyra alternative.
Këto trajnime janë pjesë e një serie trajnimesh on-line, të ofruara për mësuesit tanë në mënyrë të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe për një arsim sa më bashkëkohor në kolegjet “Turgut Ozal”.