“Çdo fëmijë është një dritë e bukur që s’ka nevojë të ndryshojë asnjë nga nuancat e saj për të shkëlqyer e ndriçuar fort.”
Muaji Nëntor ndër të tjera është një muaj, në të cilin zhvillohen dhe aktivitetet kundër Bullizmit. Shkolla jonë përgjatë këtij muaji i ka kushtuar një vëmendje të veçantë këtij fenomeni. Ndërgjegjësimi është një nga pikat më të forta, që është përdorur për të sensibilizuar nxënësit dhe stafin. Shërbimi psiko-social i shkollës, organizoi takime të ndryshme në klasa dhe në grupe nxënësish, duke folur për rëndësinë e bullizmit dhe si mund të reagojmë kur shohim një shokun/shoqen tonë të rrezikuar nga bullizmi.
Nxënësit u ndërgjegjësuan duke përgatitur projekte të ndryshme, të cilat theksuan ndjeshmërinë që ata kanë ndaj këtij fenomeni. Mesazhe ndërgjegjësuese u dhanë nga nxënësit e klasave të ndryshme. Gjithashtu nën kujdesin e mësuesve të muzikës, mësuese Blertës dhe mësues Dritanit, u kushtua një këngë këtij fenomeni. Kjo këngë e realizuar kaq mjeshtërisht dhe kënduar kaq ëmbël nga Nikol, vjen me një mesazh shumë kuptimplotë: “MOS KINI FRIKE TË NDRIÇONI ME GJITHÇKA, QË JU BËN UNIKË.”
Sa herë je në mërzi,
ktheje në dashuri,
drita që do je vetëm ti.
Ma jep dorën, botës k’të mesazh t’ia çojmë,
t’gjitha zemrat t’i bashkojm’
Unë dhe ti.