7 Marsi, Dita e Mësuesit, ashtu si çdo vit kaloi në një atmosferë festive mbushur me urime, buzëqeshje dhe aktivitete të larmishme. Për të nderuar dhe respektuar mësuesit, të cilët meritojnë vëmendje për punën e tyre të palodhur dhe plot pasion, drejtoria e shkollës kishte organizuar pas mësimit një aktivitet enkas për ta. Përveç kokteilit të shtruar për këtë rast, vend të rëndësishëm zunë këngët e njohura kushtuar mësuesve, pjesët orkestrale të interpretuara mjeshtërisht nga mësuesit e muzikës, vallet popullore si dhe dhuratat simbolike për çdo anëtar të stafit pedagogjik të shkollës.

U urojmë mësuesve të shkollës sonë dhe gjithë arsimtarëve dhe edukuesve të brezit të ri në mbarë vendin: Gëzuar 7 Marsin! Suksese në punën tuaj të rëndësishme dhe mjaft fisnike!

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *