Nxënësit e klasës së 8-E zhvilluan një vizitë në studiot e Radio Televizionit Shqiptar. Këtë  “udhëtim” rreth studiove me histori frymëzuese e zhvillimi, jua prezantoi kryeredaktorja e lajmeve, zonja Eda Elbasani.

Fillimisht nxënësit u njohën me figurat kryesore që hodhën themelet e krijimit të këtij institucioni, si dhe me datat më kryesore, të cilat shenjuan ndryshimet për vazhdimësinë e tij. Më pas, panë gjithë kureshtje fotot e momenteve më kulminante të arrira në 55 vite pune.

Gjithashtu u njohën dhe me kamerat, aparatet fotografike dhe televizorët e parë, të ruajtura si dëshmi historike në një minimuze brenda godinës.

Nxënësit vazhduan eksplorimin e tyre në sallat ku xhirohen emisione të ndryshme dhe u njohën me punën e padukshme të pjesës tjetër të stafit, të cilët merren me ndriçimin e dekorin e studiove për realizimin e emisioneve të shumta. Ata ndoqën drejtpërsëdrejti edicionin informativ të lajmeve nga dhoma e e regjistrimit dhe më pas vizituan “News Room-in”, e cila ishte një sallë kompjuterike, ku gazetarët e RTSH-së zhvillonin punën e tyre.

Vizita vijoi në sallën e orkestrës, ku nxënësit u bënë dëshmitarë të tingujve të mrekullueshëm të interpretuara mjeshtërisht nga instrumentistët e talentuar. Kjo po që ishte një eksperiencë e bukur…

[mls_gallery id=”3056″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *