Në kopshtin tonë fëmijët mësojnë, argëtohen, luajnë duke nxitur imagjinatën. Duke qenë se kjo javë fillon me mësimin e shkronjës “Ç”, fëmijët tregojnë sende dhe objekte që fillojnë me shkronjën “Ç”. Një nga këto sende është  “Çadra”. Fëmijët flasin për rëndësinë e çadrës dhe llojet e saj. Më pas fëmijët ushtrohen të bëjnë punime të ndryshme zbavitëse si, arti i ngjyrosjes së çadrave të dimrit, aplikacionin “Çadra e diellit” dhe deri tek “Çadrat e çuditshme”, në të cilat fëmijët përmes imagjinatës, krijojnë çadrën e tyre të çuditshme me vizatimet e tyre të përforcuara. Në fund të orës fëmijët krijuan aplikacionin “Pylli me çadra të çuditshme”. Kjo temë mësimore u mësoi vogëlushëve shumë gjëra të bukura dhe i zbaviti pa fund. 

Punoi: Ketlin Marku

Drejtoi: Imelda Prençe