Konkursi Shkencor ASEF (Albanian Science and Engineering Fair), solli sërish një larmishmëri prezantimesh, të realizuara me profesionalizëm dhe kreativitet të lartë.

Ky konkurs, në të cilin kishte pjesëmarrës nxënës nga shkollat “Turgut Özal” Tiranë, MIST, “Turgut Özal” Durrës dhe “Hasan Riza Pasha” Shkodër solli një numër të madh projektesh, në kategoritë: Mathematics, Linguistics, Biological Sciencies, Web Design, Programming, Robotics, Physical Science, Installation Art, Short Movie, Industrial Design, Poster Design dhe Other Social Sciences.

Nxënësit konkurrues u prezantuan denjësisht përmes projekteve dhe ideve mjaft të gjetura, si rrjedhojë e një pune përgatitore disamujore. Anëtarët e jurisë shkonin në çdo stendë dhe nxënësit u shpjegonin projektin e tyre, duke folur për fazat përgatitore  të projektit dhe duke shpjeguar me anë të broshurave të ndryshme e duke pasqyruar edhe projektin në fazën e tij përfundimtare.

Pasi u vlerësua secili prej projekteve, në fund të ditës u shpallën edhe fituesit. Nxënësit e shkollës sonë u vlerësuan me këto medalje:

Medalje bronzi:

 

Në  kategorinë Programming – 2 medalje

Në kategorinë Web Design   – 3 medalje

Në kategorinë Mathematics –  7 medalje

Në kategorinë Linguistics     – 6 medalje

Në kategorinë Other Social Sciences – 5 medalje

Në kategorinë Computer based 3D – 1 medalje

Në kategorinë  Installation Art – 2 medalje

Në kategorinë Poster Design    – 2medalje

Në kategorinë Robotics – 11 medalje

Në kategorinë Robotics  Little Scientist – 10 medalje

Në kategorinë  Biological Science – 10 medalje

Në kategorinë Little Scientist  – 11 medalje

Në kategorinë Physical Science – 16 medalje

Në kategorinë Physical Science Little Scientist  – 2 medalje

Në kategorinë Industrial Design – 5 medalje

Në kategorinë Short Movie – 3 medalje

 

Medalje argjendi:

 

Në kategorinë Web Design – 3 medalje

Në kategorinë Mathematics – 2 medalje

Në kategorinë Other Social Sciences – 5 medalje

Në kategorinë Computer Based 3D Design – 1 medalje

Në kategorinë Installation Art – 5 medalje

Në kategorinë Poster Design – 1 medalje

Në kategorinë Robotics – 4 medalje

Në kategorinë Robotics Little Scientist – 3 medalje

Në kategorinë Biological Science – 8 medalje

Në kategorinë Biological Science Little Scientist – 9 medalje

Në kategorinë Physical  Science  – 15 medalje

Në kategorinë Physical  Science Little Scientist – 2 medalje

Në kategorinë Industrial Design – 2 medalje

 

Medalje ari:

 

Në kategorinë Programming – 1 medalje

Në kategorinë Web Design – 2 medalje

Në kategorinë Math – 3 medalje

Në kategorinë Other Social Science – 4 medalje

Në kategorinë Installation Art – 2 medalje

Në kategorinë Poster Design – 1 medalje

Në kategorinë Robotics  – 5 medalje

Në kategorinë Robotics Little Scientist  – 1 medalje

Në kategorinë Little Scientist – 4 medalje

Në kategorinë Physical Science  – 5 medalje

 

U urojmë shumë suksese nxënësve tanë edhe në aktivitete e konkurse të tjera!

Përgatiti: Imelda Prençe