ASEF (Albanian Science and Engering Fair) SOCIAL u zhvillua për të dytin vit radhazi i ndarë nga ASEF NATURAL SCIENCES. Pjesëmarrja ishte vërtet e lartë me 1007 nxënës – konkurrentë nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Prishtina, Prizreni e Gjakova. Gjithsesj ishin 586 projekte për nënkategoritë: Gjuhët dhe komunikimi Histori dhe Gjeografi Qytetari dhe Ekonomi Filozofi, Sociologji dhe Psikologji Projektet ishin punuar individualisht ose në grupe me maksimumi dy nxënës, por të gjithë nxënësit kishin të drejtë të prezantoheshin vetëm me një projekt në njërën nga fushat e përzgjedhura prej tyre.