Juritë të ndara sipas fushave përkatëse, vlerësuan projektet me një votim me sistem pikësh online, ku secili anëtar i jurisë votoi individualisht. Pas përpunimit të të dhënave, nxënësit, prindërit dhe mësuesit, kaluan në Sallën e Koncerteve të shkollës “Turgut Ozal”. Ceremonitë e ndarjes së medaljeve u zhvilluan të ndara sipas kategorive moshore. Në fillim ishin LITTLE SCIENTISTS, të cilët si nxënës të klasave të pesta, provuan për herë të parë pjesëmarrjen në ASEF dhe emocionet e tyre ishin edhe më të mëdha. Ceremonia e dytë ishte për ASEF JUNIOR (nxënësit e klasave 6-9), dhe ceremonia e tretë për ASEF SENIOR (nxënësit e klasave 10-12). Në të tria ceremonitë mbizotëroi atmosfera plot entuziazëm, thirrje e duartrokitje, për nxënësit fitues. Gjithsej në këtë ASEF SOCIAL u fituan 125 medalje bronxi, 77 medalje argjendi dhe 45 medalje ari. U urojmë suksese nxënësve fitues! Falënderojmë të gjithë nxënësit pjesëmarrës dhe mësuesit e tyre mentorë për mbështetjen e vazhdueshme!