“Dashuria dhe mirësia nuk shkojnë kurrë dëm. Ato gjithmonë bëjnë diferencën. Lumturojnë atë që i merr dhe të lumturojnë edhe ty, që i jep”.
Barbara de Anxhelis
Panairi i Ushqimeve është nga aktivitetet kryesore të Klubit Shpresa.
Panairet do të zhvillohen përgjatë muajit tetor dhe në to, do të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollës sonë sipas paraleleve.
Urojmë që edhe këtë vit të kemi sa më shumë të ardhura, të cilat do të përdoren në aktivitete bamirësie, dhe të bëjmë të lumtur sa më shumë fëmijë!
Përgatiti: Imelda Prençe