Në kuadër të ndërgjegjësimit të nxënësve për një të ushqyer të shëndetshëm, në klasat e treta janë zhvilluar aktivitete të ndryshme mësimore në lëndën e Diturisë së natyrës.

Pasi u njohën me piramidën ushqimore, nxënësit vlerësuan të ushqyerit e tyre.

Një dietë e duhur dhe e larmishme i ndihmon ata për të qenë të shëndetshëm. Nxënësit kishin sjellë në klasë fruta të ndryshme dhe diskutuan për vlerat dhe domosdoshmërinë e konsumimit të tyre. Një pjesë e rëndësishme e dietës është dhe konsumimi i ujit. Gjatë kësaj veprimtarie nxënësit u njohën dhe me ushqimet e pashëndetshme.

Në fund të veprimtarisë, secili prej nxënësve shkroi fjali që fillojnë me: “Unë do të ha…………….”,  për të treguar synimet e tyre për të ardhmen.

  Përgatiti: Afërdita Bara